Paga minimale, një iluzion dhe mjet politik për të fituar vota. Produktiviteti rit pagat, pagat ritin standardin e jetesës.

Driton Ibishi
3 min readApr 24, 2021

Qasjet ekonomike jane te ndryshme mirepo teorite jane te pranueshme per te gjithe njelloj. Empirika i verteton ato dhe u jep komplementin e duhur. Pagat minimale si institucione ekonomike jane joeficente ose me fjale ekonomistesh, krijojne nje hendek te humbur dhe çekuilibrojne kerkesen dhe oferten. Hendeku redukton produktivitetin. Kur reduktohet produktiviteti peson xhepi, kur peson xhepi pesojne bizneset. Shpenzimet e dikujt jane te ardhurat e dikujt tjeter. E kuptoni ciklin tashme.

Ritja reale ekonomike eshte vetem ritja e produktivitetit. Ajo rrit pagat, pagat ritin standardin e jetes. Por nese aplikojme nje institucion ekonomik sic eshte paga minimale, eshte diskutabile ritja e standardit per shkak se nje levizje e tille do te shoqeroheshte me nje rritje cmimesh. Pra, teorikisht do te ishim ne nivel te njejte, pa cka se kemi te ardhura per 50€ me shume kur buka eshte shtrenjtuar ne nivel proporcional me te ardhurat! Dhe kjo nuk eshte ajo qe duam per momentin, apo jo? Ne vecanti pasi i kemi pare se sa me lire jane produktet ushqimore dhe elementare ne Gjermani e Itali.

Pra, paga minimale eshte nje iluzion i cili tingellon bukur qe na e mbush mendjen se nje gje e mire do ndodhe. Per shkak se tjetra, zhvillimi i qendrueshem ekonomik kerkon institucione efikase demokratike, ambient me miqesor per bizneset, zhvillim teknologjik, percaktim te qarte per te drejtat pronesore e keshtu me radhe. Por keto jane me te komplikuara, dhe per momentin nuk jane aq atraktive per t’ia “shitur” popullit.

Iluzioni s’duhet te na mashtroje, ndonese nga siperfaqja duket simpatike, te mendojme jashte kornizave te gjendjes aktuale. Ekzistojne forma tjera qe nuk demtojne asnje shtrese dhe ne te njejten kohe ju garantojne te ardhura minimale çdo individi ne shoqeri pa krijuar nje hendek te humbur dhe pa pesuar eficence. Ekonomia kryesisht analizon interaksionet midis familjeve/individeve, shtetit dhe bizneseve. Ky institucion ekonomik (paga minimale) eshte nje ngarkese e detyrueshme financiare per bizneset gje qe supozohet se i con ato drejt moshapjes se vendeve te reja te punes per shkak se do te duheshte te mbipaguaje per punetoret. Nuk eshte vetem kaq, paga minimale e veshtireson procesin e gjetjes se nje vendi pune per personat me shkathtesi te uleta apo edhe per personat pa arsimim te larte.

Ka mundesi qe nje perqindje e normes se re te papunesise (shkaktuar nga pandemia) te vije edhe nga mosfleksibiliteti qe sjell pagave minimale vecanerisht ne kohe recesionesh. Duhet gjithmone te konsiderojme se ekonomia jone ne mase te larte ndertohet nga bizneset te vogla e te mesme qe nenkupton se nje vendosje e detyrueshme e nje niveli pagash eshte nje sfide e re per ta. Kjo s’eshte aspak problem per kompanite e medha (te pakten per nivelin tone te pagave). Por kompanite e medha nuk jane karakteristike e ekonomise tone ndaj dhe duhet nje trajtese e vecante e ambientit biznesor.

Ekzistojne forma tjera qe nuk demtojne asnje shtrese dhe ne te njejten kohe ju garantojne te ardhura minimale çdo individi ne shoqeri pa krijuar nje hendek te humbur dhe pa pesuar eficence. Keto do te shqyrtohen ne shkrimet ne vazhdim.

***Artikulli nuk eshte i plote. Do te vazhdoje ne nje seri shkrimesh te vazhdueshme dhe do te plotesohet dhe riperterihet ne vazhdim.

--

--

Driton Ibishi

Creative and business-savvy student & leader with a background in economics and management.