Laicizmi i vërtetë: Ndarja përfundimtare e shtetit nga një agjenci ekonomike morali

Driton Ibishi
13 min readDec 25, 2022

Ne te kaluaren e hershme shteti dhe kisha ishin te lidhura kryq me njera tjetren. Ne fakt, ishte kisha ajo qe kishte doren e rende mbi shtetin e cila mundesonte qe te vendose mbi ligjet e atij vendi. Por, me vone, kjo ndryshoi, ne veçanti pas periudhes mesjetare, kur ne boten perendimore u hodh ne debat sekularizmi. Kjo ide, qe per qellim kishte ndarjen e shtetit nga kisha, arriti qe te mbizoteroje pas nje mbeshtetjeje te fuqishme nga vet popullata. Ketu duhet te permendim se, ne ate periudhe, filluan te mbillen farat e para te shteteve siç i njohim sot dhe, kjo, mundesoi e zhvilloi mbeshtetjen per idene sekulariste, megjithese ndikimi i kishes/religjionit ishte ende i jashtezakonshem. Tashme, sekularizmi eshte nje realitet thuajse i pacenueshem i kohes tone duke anashkaluar rastet e pakta te shteteve religjioze neper bote.

E tere kjo zhvendosje, te themi, strategjike, ishte shume e suksesshme dhe perkonte me natyren njerezore dhe efiçencen socio-ekonomike. Per sqarim me te hollesishem, jane te nevojshme te analizohen edhe arsyet se pse sekularizmi u zhvillua deri ne kete nivel. Une do te dalloj kater arsye te cilat do t’i quaja psikologjike per shkak se u tangojne vet individeve. E para, njerezit e kane te veshtire t’u qendrojne prapa te gjitha obligimeve fetare e, ne veçanti, kur ato kthehen ne ligje me te cilat funksionon shteti. E dyta, jo te gjithe anetaret e nje shoqerie kane te njejtin religjion dhe besojne ne nivele te njejta doktrinat fetare. Sigurisht, ka edhe te tjere qe nuk i takojne asnjerit religjion. E treta, nje dore imponuese se ç’eshte e drejte nuk takon me natyren e njeriut ndonese, sipas shume hulumtimeve, ne gjeneze, njeriu eshte i prirur per te besuar ne ndonje fuqi absolute. E katerta, qe lidhet ngushte me te treten, njerezit kuptuan se çeshtjet religjioze jane pjese private e nje individi ndaj dhe, nuk eshte e nevojshme qe religjioni te jete i organizuar ne keto nivele kur e njejta mund t’i lihet ne dore vet individit. Jane te pranueshme dhe teresisht legjitime idete e ndarjes se shtetit nga agjencite e moralit, ne kete rast kisha. Prandaj, liberalizmi, ideja qe njeriu zoteron veten e tij dhe produktin nga puna e tij, mori vrull te hovshem nga ndarja e shtetit nga kisha. Mund edhe te thuhet se ishte ideja liberale qe mundesoi qe shteti si perfundim te ndahet nga kisha. Ketu, mund te kete nje kauzalitet simultan — se cila shkaktoi tjetren.

Ne radhe te pare, duhet te shqyrtohet formimi i shtetit. Ketu, do t’a cilesojme shtetin apo qeverine si nje organizim unanim i njerezve te cilet duan te udhehiqen me ligje te caktuara te cilat ata i votojne. Pra, qeveria, s’eshte asgje tjeter vec se nje permbledhje e individeve te nje shoqerie. Dhe, duke ditur kete, sjellja e perfaqesuesve te qeverise eshte e njejte me nje individ tjeter te rendomte. Te dy tentojne te maksimizojne dobine e tyre, njëri, pasurine, dhe tjetri rizgjedhjen si perfaqesues. Thene shkurt, sjellja e tyre eshte e njejte. Megjithkete, eshte naive te mendohet se unanimiteti arrihet gjithmone. Ne fakt, ky koncept nuk arrihet asnjehere. Per kete, eshte e njohur “Teorema e Pamundesise” e ekonomistit Arrow i cili vertetoi se nuk mund te arrihet nje ekuiliber ku te gjithe kerkesat/pikepamjet e qytetareve takohen. Eshte nje rast, qe mund te derivohet nga kjo teoreme, e cila perafron unanimitetin dhe, ajo eshte, lenia ne dore e pushtetit nje individi te vetem, i cili, si te deshiron ai/ajo te beje shperndarjen e resurseve te nje shteti. Kjo, na nxjerr ne nje teme tjeter e qe eshte, diktatura. Megjithate, ky shkrim nuk tenton te shtjelloje se cili sistem politiko-ekonomik funksionon me se miri dhe arrin t’i grumbulloje te gjitha preferencat e individeve te nje shoqerie, por tenton qe te nderlidhe keto tema dhe te analizoje faktin se shteti nuk u nda asnjehere nga nje agjent morali.

Ne vitet 1700 dhe 1800, jo te gjithe anetaret e nje shoqerie kishin te drejte te votojne. Kryesisht, ne Britanine e Madhe per shembull, votonin individet te cilet posedonin prona. Ata votonin per perfaqesuesit e tyre te cilet i shihnin si me te arsyeshem. Debatet politike ishin kryesisht te lidhura me taksat ndaj dhe, politikanet, tentonin qe te perfaqesonin njerezit nga te cilet u votuan duke perkuar me kerkesat dhe preferencat e tyre. Shikuar nga nje pikepamje normative, kjo shpesh mund te sjelle ne nje komprometim te madh shoqeror, ne veçanti kur vetem nje pjese e popullates kane te drejte vote. Ky lloj perfaqesimi nuk mund te quhet as dinjitoz dhe as i drejte. Megjithkete, edhe mbi kete teme, eshte e panevojshme hyrja ne detaje me te hollesishme per shkak se nuk i sherben mesazhit qe tenton te percjelle ky shkrim. Gjithsesi, rezultati qe mund te derivohet nga te lartepermendurat eshte qe perafrimi me i madh ne drejtim te unanimitetit eshte koncepti “nje individ, nje vote” ku shumica udheheq. Por edhe nga kjo, eshte e pamundshme qe te arrijme konkluzione te drejta per te gjitha grupet dhe klasat shoqerore sepse, kjo krijon domosdoshmerisht problemin midis “te brendshmive” dhe “ te jashtmive”. “Te brendshmit”, te themi koalicioni ne pushtet (shumica), domosdoshmerisht imponon politika te caktuara mbi “te jashtmit (pakica)”. A eshte e drejte kjo? Jo domosdoshmerisht. A eshte e padrejte kjo? Nuk eshte. Por, kjo eshte me e mira qe mund te bejme.

Tani te kthehemi te sekularizmi per te deshmuar se shtetet asnjehere nuk u ndane nga “agjencia e moralit”, por vetem e zevendesuan ate me diçka tjeter. Pra, individet ç’rrenjosen agjentin (kishen) qe luajti rolin e moralit dhe imponoi te njejtin me çdo kusht. Por, te ndalemi pak te funksiononi i shtetit sekular. Ne mase te madhe, shteti sekular udhehiqet nga ideja e “shtetit te mireqenies” qe ngerthen ne vete idene utilitariste. Definicioni me bazik i kesaj teorie qe mund te gjeni pas nje kerkimi te thjeshte ne “Google” eshte: “Utilitarizmi është një teori e moralit që promovon veprime që nxisin lumturinë ose kënaqësinë dhe kundërshtojnë veprimet që shkaktojnë pakënaqësi ose dëm”. Themeluesi i kesaj ideje eshte ekonomisti Jeremy Bentham, i cili, derivoi nje funksion te mireqenies sociale qe permblidhte shumen e dobive te te gjithe individeve te nje shoqerie. Nje funksion i mireqenies sociale eshte nje funksion qe i rendit sitautat/gjendjet sociale si me pak te deshirueshme, me te deshirueshme ose indiferente per çdo alternative te mundshme situatash/gjendjesh sociale. Inputet e nje funksioni te tille perfshijne çdo variabel qe konsiderohet se ndikon ne mireqenien ekonomike te nje shoqerie. Me dobine, ne rastin e mesiperm, nenkuptojme te ardhurat qe mund te shnderrohen ne konsum duke mbajtur supozimin se te ardhurat nuk vlejne per gje tjeter perpos te shnderrohen ne te mira materiale. Ideja e kesaj eshte qe te nxjerre rezultate mbi gjendjen e mireqenies ne nje shoqeri. Intuitivisht, shuma sa me e larte nenkupton mireqenie me te larte. Por, a tregon kjo ne te vertete mireqenien e shoqerise? Ky funksion i mireqenies sociale (Utilitarian) nuk merr parasysh se kush posedon pasurine/resurset. Le te marrim nje shembull. Konsidero nje shoqeri e cila perbehet prej kater individeve. Individi A posedon 10€, individi B 2€, individi C 2€ dhe individi D 0€. Utilitarizmi thjesht i mbledh keto shuma dhe thote qe mireqenia ne kete shoqeri, e matur ne te ardhura, eshte 14€. Por, ne asnje moment nuk informon se individi D nuk ka aspak te ardhura apo qe individi B dhe C kane nje diference te madhe nga te ardhurat e individit A. Keto numra na tregojne se 71% e te ardhurave te kesaj shoqerie i posedon individi A. Sigurisht, ne pamje te pare ky duket se eshte nje rast ekstrem, por ne fakt eshte nje realitet. Ne bote, sot, 10%-shi (nga 100% e individeve) zoteron 76% te pasurise se botes, kurse 50%-shi i poshtem zoteron 2%. Pasuria e ngelur shperndahet nga pjesa e ngelur e individeve. Ka shume arsye se pse shperndarja e pasurise ne bote eshte kesisoji. Kryesisht, ka te beje me akumulimin e kapitalit. Thjesht thene, kapitali gjeneron kapital te ri (e shton ate) e ne kete menyre kapitali i ri orientohet drejt kapitalit ekzistues. Megjithate ky artikull nuk do te thellohet me shume ne kete teme.

Te kthehemi tek utilitarizmi. Utilitarizmi eshte nje teori teresisht konsekuencialiste qe sheh dhe merr parasysh vetem rezultatin perfundimtar pa analizuar rrethanat dhe kushtet mbi te cilat eshte arritur ai rezultat. Gjykimi i vetem normativ/moral i utilitarizmit eshte pasoja e veprimit. Shikuar nga parimi i „Pareto-efiçences“, nje shperndarje te ardhurash mund te jete totalisht eficente edhe nese kjo shperndarje eshte skajshmerisht e pabarabarte. Me lejoni qe si fillim te perkufizojme se ç’eshte Pareto-efiçenca para se te zhvillojme me teper analizen ne kete drejtim. Pareto-efiçenca ose Pareto-optimaliteti eshte nje situate ku gjendja e nje individi nuk mund te permiresohet pa e perkeqesuar nje individ tjeter. Pra, te ardhurat nuk mund t’i shtohen individit D pa marre nga te ardhurat e individeve te tjere (nga individi A, B apo C) per shkak se resurset/te ardhurat jane te kufizuara dhe te kufishme. Por, a eshte ky parim nje gjykim normativ? A eshte ky parim i drejte? Disa ekonomiste pretendojne se vete efikasiteti eshte ne fakt nje gjykim moral, ndersa disa te tjere nuk pajtohen me kete. Per shembull, nje shperndarje mund te jete totalisht efikase ku njeri individ posedon tere pasurine, ndersa tjetri asgje. Kujto kriterin e Pareto-otpimalitetit si me siper: „gjendja e nje individi nuk mund te permiresohet pa e perkeqesuar nje individ tjeter”. Sigurisht, ekzistojne edhe funksione tjera per matjen e mireqenies se nje shoqerie (te mos ngaterrohen me parimin e Pareto-efiçences). Shtetet jane bere me te vetdijshme per kete shperndarje dhe, si pasoje, ato operojne me nje perzierje funksionesh te mireqenies sociale. Te gjitha keto funksione ne vete permbajne medoemos nje gjykim normativ/moral te cilat, poashtu, nuk arrijne te mbledhin tere preferencat e nje shoqerie ne nje pike ku te gjithe individet e asaj shoqerie jane te kenaqur me nje gjendje. Megjithate, ajo çka une arrij te kuptoj nga kjo eshte fakti se edhe pas sekularizmit bota nuk u nda asnjehere nga nje agjenci e moralit. Ajo thjesht u zevendesua nga nje ideologji tjeter, ne kete rast, utilitarizmi. E njejta ndodh edhe ne rast se utilitarizmi zevendesohet me nje tjeter funksion te mireqenies sociale, thuaj, me ate Rawlsian, qe mat mireqenien e nje shoqerie sipas individit qe ka mireqenien me te ulet ne nje shoqeri te caktuar (kriteri “Maximin”). Ne rastin e siperm me shperndarjen e pasurise, ky funksion do te fokusohet te mireqenia e individit D sepse ai/ajo ishte pika me e ulet e mireqenies se asaj shoqerie dhe, si pasoje, ky funksion do te shperndaje te ardhurat totale ne menyre qe te maksimizoje te ardhurat e individit D. Thene ndryshe, shperndarja do te ishte me e barabarte. Ne praktike, kjo do te funksiononte keshtu: shteti do te vendoste nje norme me te larte tatimi per individin me me shume te ardhura. Edhe ky funksion eshte konsekuencialist qe do me thene se eshte i interesuar vetem per rezultatin perfundimar. Ne pamje te pare kjo duket shume e drejte, nese, per shembull, te ardhurat do te bienin nga qielli. Por, çka nese individi A ka punuar gjate tere muajit per te fituar ato te ardhura ndersa individi D nuk ka bere nje gje te tille? Per t’a permbledhur kete: ideja utilitare pretendon se rritja e pergjithshme e pasurise, pavaresisht se kush e posedon ate, kompenson ata te cilet jane pjese e pales me mireqenie me te ulet. Por, funksioni Rawlsian mohon nje gje te tille dhe mban qendrimin se asnje rritje e mireqenies se te pasurve nuk mund te kompensoje nje ulje te mireqenies se te varferve. Te gjitha keto ne vete permbajne gjykime normative. Debati tani mund te zgjerohet se cili funksion eshte me i drejte, por ideja ime eshte se, pavaresisht se cili funksion perdoret per te matur mireqenien, çdo njeri prej tyre permban ne vete nje prapavije etike qe justifikon situata ekonomike te caktuara. Megjithate, une nuk do te jap nje pergjigje per te lartpermendurat por do te diskutoj zgjidhjen qe ndan shtetin nga agjencite e moralit.

Ky diskutim tani mund te orientohet drejt permbylljes. Me larte theksuam se pavaresisht qasjes gjithmone do te kete nje spjegim dhe justifikim etik por te njejtat perhere do te krijojne ndarje midis atyre qe preferojne nje shperndarje te caktuar dhe atyre qe e kundershtojne te njejten. Duke ditur faktet e lartepermendura, lind pyetja se: a mund qe shteti te ndahet pergjithmone nga nje agjenci morali? Pergjigja e shkurter e kesaj eshte: Jo. Arsyeja pse nuk mund te ndodhe nje gje e tille eshte se ne sistemin demokratik vota e individit eshte nje gjykim normativ qe medoemos krijon te pakten dy ane, ata te shumices dhe pakices. Por, megjithkete, ka shume hapesire qe agjencive te moralit, gjykimeve normative te organizuara ne nje funksion te mireqenies sociale, t’iu kufizohet veprimi dhe ndikimi per ato grupe qe nuk pajtohen me nje gjendje/situate sociale. Kjo, pak a shume, shkon ne drejtim te menyres siç iu kufizua kishes ndikimi mbi ligjet e nje vendi. Deri me sot, qeverite kane zgjedhur nje kurs paternalist per udheheqjen e shtetit. Me paternalizem nenkuptojme sjelljen e qeverise ku ajo kufizon lirite e nje individi apo grupi shoqeror per te rritur te miren e vet individeve. Nje shembull i kesaj mund te jete tatimimi i pijeve alkoolike, duhanit, dioksidit te karbonit etj. Ketu mund te verejme me se miri qendrimin se: „qeveria e di me se miri se ç’eshte me e mire per individin“. Normalisht, duhet patjeter te dallojme mes politikave te forta paternaliste dhe atyre me te buta. Megjithate, ne çdo shtet te botes gjejme politika publike paternaliste. E tere kjo verteton ato qe permendem pergjate ketij shkrimi se, shteti, pavaresisht se u nda nga kisha (si agjent i moralit), ai asnjehere nuk u nda vertete nga nje agjenci morali. Une argumentoj se, nje ndarje e tille nuk ndodhi asnjehere per shkak te faktorit njeri. Dhe, kjo, nenkupton se çdo individ posedon nje gjykim normativ apo preference mbi çeshtje te caktuara. Fakti qe qeverite nuk jane gje tjeter perveçse nje agregat i individeve te nje shoqerie nenkupton se gjykimet normative apo preferencat jane te grumbulluara tek qeveria. Nen supozimin se anetaret e nje shoqerie nuk mbajne te njejtat qendrime religjioze dhe nuk i besojne ato ne nivele te njejta, poashtu, edhe ketu, mund te krijojme nje analogji se jo te gjithe anetaret e nje shoqerie kane te njejtat preferenca mbi politikat publike sepse ato gjithmone krijojne humbes dhe fitues. Si shembull mund te marrim pensionet apo sigurimin e papunesise. Dikush paguan per keto ne forme te tatimeve ndersa dikush tjeter perfiton nga keto. Ne rastin e pensioneve paguajne te gjithe individet qe jane aktualisht ne pune (nepermjet tatimeve) ndersa perfitojne te pensionuarit. Qellimi im ketu nuk eshte te jap mendim nese kjo eshte e drejte apo jo, por vetem te ofroj nje analize pozitive. Ashtu siç e shprehem me larte, medoemos krijohet problem i „te brendshmive“ dhe „te jashtmive“ ku ketyre te fundit iu imponohen çeshtje te caktuara. Shikuar nga ky prizem, duket se asnjehere nuk do te kete nje zgjidhje e cila do t‘i rregulloje njehere e pergjithmone keto mosmarreveshje. Me fjale te tjera, konkurenca elektorale apo „shumica sundon“ nuk eshte aspak nje kufizim efektiv per ushtrimin e pushteteve te qeverise (Brennan dhe Buchanan, 1980). Ndersa, ne anen tjeter, ka evidence qe qeverite (historikisht) jane mbajtur nen kontroll nga rregullat kushtetuese. Çeshtja eshte: pse duhet te varim fatin e te ardhmes tek politikberesit qe te jene dashamire dhe altruist? A nuk eshte me mire qe te krijohet nje sistem apo rend universal qe nuk diskriminon dhe nuk favorizon asnje grup te shoqerise? Per kete, eshte e nevojshme qe te demantojme sjelljen aktuale te qeverive nen justifikimet e dashamiresise dhe altruizmit dhe te zhvendosim fokusin e „optimalitetit“ ne terma kushtetues. Pa u zgjeruar me shume, shteti ne fakt ka vetem tre instrumente me te cilat mund te ndikoje ne mireqenien e pergjithshme te shoqerise, e ato jane: (i) tatimimi, (ii) emetimi i borxhit publik dhe (iii) printimi i parave. Nepermjet ketyre instrumenteve shteti arrin qe te manovroje ujerat e mireqenies sociale pas te cilave fshihen gjykime normative apo agjenci te moralit.

Qe perfundimisht nje ndarje e shtetit nga agjencite e moralit te ndodhe, e para eshte qe, nepermjet termave kushtetues, shtetit duhet t’i vendosen kufizime lidhur me kapacitetin e tij per te tatuar sa ta sheh te arsyeshme, emetuar borxh dhe printuar para (Brenan dhe Buchanan, 1980) sepse ne kete menyre asaj i kufizohet potenciali per te vepruar ne menyre paternaliste apo te kenaqe ndonje funksion te mireqenies sociale. Intuitivisht, kjo minimizon forcen shtrenguese te qeverise mbi lirite individuale te njeriut — maksimizon lirine individuale dhe ul ndikimin e agjencive te moralit apo gjykimeve normative. Ne kete kontekst eshte e nevojshme te zgjidhen lloje jo gjitheperfshirese te tatimeve, te cilat u mundesojne individeve qe ndihen nen presion te terhiqen si nga taksat/tatimet ashtu edhe nga perfitimet qe mund te kene individet nga pagesa e tatimeve. Kjo mund te shihet nga nje kendveshtrim i ngjajshem me emigrimin. Zakonisht, njerezit lene vendin e tyre per arsye ekonomike qe kryesisht jane te lidhura me te ardhurat e individeve qofshin ato te ardhura nga tregu i punes, kapitali apo edhe nga transferet qe iu drejtohen nga qeverite nepermjet programeve per mireqenie siç eshte shendetesia, penzionet, sigurimet sociale e keshtu me radhe. Kur nje individ emigron, ai/ajo nuk i nenshtrohet infrastruktures ekonomike ne vendin qe le pas. Me fjale te tjera, ai/ajo parimisht dorehiqet nga benefitet e sistemit fiskal qe le pas. Pra, edhe emigrimi eshte nje devijim nga ligjet e vendit ku jetojne dhe zgjedhin te udhehiqen me ligje te tjera qe i gjejne ne shtete te tjera. Ne anen tjeter, kjo mund te sherbeje si incentive per shtetin qe te mundesoje nje infrastrukture ekonomike me te mirefillte qe nuk diskriminon as pozitivisht e as negativisht anetaret nje shoqerie. Ideja e kesaj eshte qe mireqenia e individit nuk duhet te varet nga benevolenca e shtetit te mireqenies por nga rregulla te drejta qe individet iu nenshtrohen ne menyre te barabarte. Ne kete rast, rezultati i ekonomik i dale nga kjo eshte i drejte per shkak se te gjithe anetaret e nje shoqerie iu jane nenshtruar rregullave te njejta (pervec nese ata “devijojne” — vendosin te mos marrin pjese). Kjo menyre e funksionimit nuk permban faj ne vete dhe rezultati eshte i pranueshem. Kete mund ta krahasojme edhe me ndeshjet e futbollit. Per shembull, ne nje ndeshje te dy ekipet iu nenshtrohen rregullave te njëjta dhe rezultati i asaj ndeshjeje eshte i pranueshem pikerisht per faktin se te dy ekipet jane pajtuar mbi keto rregulla. Ne nje event te tille, referuesi nuk eshte aktiv ne ndeshje por ben vetem mbikqyrjen e saj dhe aplikon rregullat. Natyrisht, duhet theksuar se referuesi duhet te mos anoje, pra te jete i drejte ne aplikimin e ketyre rregullave dhe, shteti duhet te beje pikerisht kete gje ne menyre qe rezultati ekonomik te jete i drejte dhe i pranueshem per palet duke krijuar nje arkitekture ekonomike jodiskriminuese.

Per t’a permbledhur, ndarja e shtetit nga nje agjenci morali eshte e domosdoshme per te garantuar nje rezultat me te drejte e te pranueshem per anetaret e nje shoqerie. Kjo mund te arrihet nepermjet krijimit te nje sistemi ekonomik i cili nuk diskriminon as pozitivisht e as negativisht anetaret e nje shoqerie te cilet iu nenshtrohen rregullave te njejta sepse në këtë mënyrë shpërndarja e resurseve është më e drejtë. Pra, kur të gjithë luajnë me të njëjtat rregulla edhe rezultati ekonomik që del është i pranueshëm për shkak se rregullat janë njësoj të aplikueshme për të gjithë anëtarët e një shoqërie. Keshtu, nuk është e nevojshme të varemi nga benevolenca dhe altruizmi i koaliconeve qeveritare apo i individit që udhëheq me politikat shtetërore qe ne kete rast aplikojne si agjenci morali nje funksion te mireqenies sociale, por është e nevojshme dhe, e drejtë, kur krijohen sisteme ekonomike të cilave nuk u jepen aktivisht kahje. Kjo qasje mund të përshkruhet në këtë formë metaforike: shteti ndërton vetëm gypat dhe nuk intervenon në mënyrë aktive për të përcaktuar se ku uji duhet të shkojë. Ne kete menyre, maksimizohet liria individuale pasi shteti ndahet (ndoshta edhe pjeserisht) nga nje agjenci morali.

--

--

Driton Ibishi

Creative and business-savvy student & leader with a background in economics and management.